“Policia e Kosovës ka krijuar besim te populli ynë”, kështu mendon ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Në 24 vjetorin e themelimit të këtij institucioni, Qalaj thotë se polica ka arritje të shumta që tashmë i janë dëshmuar edhe popullit, por edhe partnerëve ndërkombëtare.
“Policia e Kosovës si një institucion i krijuar menjëherë pas luftës ka arritje të shumta dhe këto arritje i janë dëshmuar tashmë popullit të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Policia e Kosovës ka arrit të këtë në strukturat e saj policë dhe eprorë të trajnuar të shkolluar dhe të pajisur me dije nga qendrat kryesore botërore, dhe me trajnimet përkatëse nga akademia që është në Vushtrri”, deklaron ai.
Qalaj për Arbresh,info pohon se policia e vendit është shumë e përgatitur, dhe e angazhuar edhe në raste të tjera që nuk kanë të bëjnë direkt me çështjen e sigurisë.
“Është shumë më shumë e përgatitur se policitë e tjera në rajon dhe nga shërbimet policia ka arrit shkëlqyeshëm t’i shërbej popullit në të gjitha aspektet. Përveç ofrimit të sigurisë e cila është një detyrë primare e policisë, është angazhuar edhe në raste të tjera të cilat nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me çështjen e sigurisë”, thotë ai.
Tutje, Qalaj shprehet se Policia ka arrit sukses në luftimin e krimit dhe në ofrimin e sigurisë sa i përket pikave kufitare me shtetet që kufizohemi.
“Ka arrit sukses në luftimin e krimit, në zbulimin e kryesve të veprave penale , luftimin e narkotikëve dhe trafikimin me qenie njerëzore. Ka arrit sukses në ofrimin e sigurisë sa i përket në vijën kufitare me të gjitha shtetet që kufizohemi, edhe pse ka disa specifika sidomos me vijën kufitare me Serbinë ku policia ende nuk e ka përgjegjësinë për menaxhimin e asaj pike kufitare, megjithatë ata punojnë me vetëmohim që të ofrojnë siguri edhe në atë pjesë” shprehet Qalaj.
Ish-drejtori i Policisë, thotë se arritja më e madhe e policisë është krijimi i besimit tek populli.
“Të krijojë një besim të populli, që është arritja më e madhe. Gjatë këtij rrugëtimi ka pasur vështirësi, sidomos në aspektin për mbështetje me pajisje pastaj çështjes së mirëqenies, trajtimit me pagë. Mos të harrojmë që Policia është e vetmja botë pa sigurim shëndetësor pa trajtimin kah aspekti i pensionimit të parakohshëm, pa benifitet pasi që nuk po iu paguhet rrezikshmëria në punë, por sido që të jetë Policia më një vetëmohim të madh ka ofruar shërbime dhe ka kryer një punë të mrekullueshme edhe në komunat veriore”, shprehet ai.
Sipas tij, Policia e Kosovës është shembull se si ofrohet siguria dhe shërbimet për qytetarët.
“Policia gjatë këtij rrugëtimi 24 vjeçar sa i përket rajonit është shumë më mirë e përgatitur dhe shumë më mirë e trajnuar, edhe jashtë këtij rajoni policia është një shembull se si ofrohet siguria dhe shërbimet për qytetarët”, theksoi Qalaj.
Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha thotë se ky përvjetor e gjënë Policisë e Kosovës të ranguar lartë sa i përket besimit.
“Ky përvjetor i Policisë e gjënë Policinë e Kosovës përsëri të ranguar larte sa i përket besueshmërisë së publikut, madje lirisht mund të themi se për nga besueshmëria por edhe pritjet ndaj saj, vazhdon të renditet e para në kuadër të mekanizmave të sigurisë”, tha ai
Hoxha thotë se Policia po e dëshmon çdo ditë se është e aftë për t’i përmbushur autorizimet e saja kushtetuese.
“Policia e Kosovës me zhvillimin e vazhdueshëm të saj, në kontekst të ngritjes së kapaciteteve profesionale në funksion të ruajtjes së jetës, pronës dhe garantimit të sigurisë publike për qytetaret, duke llogaritur edhe situatën politike sfiduese për ta në veri të vendit, po tregon se është e aftë për t’i përmbushur në plotni autorizimet e saj kushtetuese, madje duke u shndërruar në sinonim të ruajtjes dhe shtrirjes së ligjshmërisë në mbarë vendin”, tha Hoxha për Arbresh.info
Duke folur për vështirësitë që përballet Policia ai tha se jo rrallë herë atyre iu mungojnë edhe disa nga pajisjet vitale që mundësojnë realizimin me sukses të operacioneve.
“Natyrisht qe këtë rezultat, Policia po e arrijnë me shumë mund dhe sakrificë duke pasur parasysh që atyre jo rrallë here po ju mungojnë edhe disa nga pajisjet vitale që mundësojnë realizimin me sukses të operacioneve policore e po ashtu edhe mjetet logjistike të nevojshme për detyra ditore e çka është po ashtu shqetësuese, atyre nuk po ju paguhen shtesat e rrezikshmërisë gjë që është e papranueshme”, shprehet ai.
Vullneti i hekurt i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe përkushtimi ndaj detyrës dhe vendit, sipas tij, po e mbanë policinë lartë në hierarkinë e sigurisë jo vetëm brenda shtetit, por në rajon.
Islami: Arritja më e lartë e Policisë së Kosovës për 24 vjet është luftimi i krimit të organizuar
Se Policia ka arrit që të krijojë besim te populli mendon edhe njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Avni Islami.
“Polica ka arrit që në 24 vitet e saj të krijojë identitet, të jetë një nuga Institucionet më të besueshme të popullit. Pavarësisht pengesave që kishte në formimin saj,
Polica sot gëzon respekt dhe autoritet. Pasi me profesionalizim e saj ka treguar se është institucion kredibil i Kosovës”, tha Islami
Sipas tij, që nga formimi e deri më sot Policia ka kaluar në sfida të ndryshme.
“Që nga formimi e sot ka kaluar në sfida të ndryshme, duke pas parasysh që zhvillimi ekonomik nuk është në nivelin e kënaqshëm, prandaj edhe Policia po përballet me vështirësi të ndryshme, mendoj që Qeveria duhet të ndaj buxhete shtesë për policinë dhe proporcionalisht t’i kushtohet rëndësi Policisë, pasi Policia është institucioni i parë që vihet në lëvizje për prishje rendi dhe qetësi publike në vendin tonë”, u shpreh ai për Arbresh.info
Si arritjen më të lartë të Policisë, Islami e sheh punën profesionale në luftimin e krimit të organizuar.
“Vetëzhvillimi i Policisë së Kosovës dhe puna profesionale e saj në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsioni në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike të gjitha këto elementë që ngërthejnë mes vete bëjnë një storie suksesi të Policisë së Kosovës”, përfundoi ai.
Ndryshe, Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.
Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.
Ndërkohë, në muajin gusht të vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit, Samedin Mehmeti. Dorëheqja e tij erdhi pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
Më 8 mars, Qeveria e Kosovës mori vendim që Gazmend Hoxha të zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...