Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas suksesit të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilët arritën që të jenë në top 3-shen në garën ku ishin të përfshirë 400 universitete.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kjo është një fitore e jashtëzakonshme për studentët e Universitetit të Prishtinës, të cilët siç tha ajo, treguan aftësi dhe talent në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Me më shumë se 400 universitete të përfshira në garë, kjo pozicionon ekipin tonë në një nivel të lartë, duke lënë pas universitete të shumta prestigjioze botërore. Dea, Morea, Ariana, Melisa, Noli dhe Rea na bënë krenarë të gjithëve. Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyrë të palodhshëm, të cilët i përgëzoj poashtu.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu ka thënë që ekipi ka treguar performancë fantastike që në garën përgatitore.
“Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit!”, përfundoi Haxhiu./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?