Google ADS

“Suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet”

20:39 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit.

Ai në nëj status në rrjetin social facebook ka shkruar se perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime.

Statusi i plotë:

Pasi që po shohim një revitalizim të marrëdhënieve në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, siç ishte sot Samiti i sotshëm ne Sofje duhet të shfrytëzojmë sa më mirë këtë moment.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ballkani Perëndimor përsëri është lart në agjendën e BE-së. Një perspektivë e qartë e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të shpejtojë reformat në vendet e rajonit. Por, perspektiva e qartë evropiane është edhe garancë për më shumë investime. Është e rëndësishme që BE të marrë qëndrim të guximshëm dhe të thotë që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Kjo do të inkurajojë frymën e bashkëpunimit të vërtetë rajonal, pasi suksesi i një shteti varet nga suksesi i fqinjëve të vet.
Prandaj, duhet t’i eliminojmë të gjitha elementet e kompeticionit në mes shteteve tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme