Google ADS

“Sukseset e LDK-së kanë qenë të mëdha”

11:53 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Menjëherë pas rënies së qeverisë Mustafa, njohësit e çështjeve politike në vend kanë filluar ti numërojnë dështimet dhe sukseset që ka pasur kjo qeveri.

Njohësi i çështjeve politike në vend Haki Abazi ka thënë për “Zëri.info”, se LDK ka qenë shumë më institucionale. Ai tha se arsyeja kryesore që PDK po shkon në zgjedhje është se LDK, siç tha ai i ka zvogëluar hapësirën për veprime jashtë institucionale.

“Ky koalicion ka qenë koalicion i panatyrshëm dhe siç edhe përfundoi që nga fillimi qëllimi i PDK ka qenë i pasinqertë, makiavelist dhe me qëllim të mirëmbajtjes së strukturave të veta të kapjes së shtetit. Tani vendimi për të hyrë në koalicion me PDK është për kritikë, por dosido veprimet e LDK-së kanë qenë shumë më shumë institucionale dhe si duket arsyeja kryesore pse PDK ka shkuar ne zgjedhje është pikërisht për shkak se LDK kishte filluar të zvogëlojë hapësirën për veprimet jashtë institucionale. Është e rëndësishme me pa kush prej deputetëve të PDK ka votuar për mocion dhe ka qenë i zëshëm, ata janë të rrezikuar para ligjit dhe janë të ndjekur nga ligji. Sukseset e kësaj qeverie me lidership dual dhe pa koherence minimale janë të mëdha në fakt”, ka deklaruar Abazi.

Ai nuk ka hezituar t’i numërojë sukseset e qeverisë Mustafa.

“Është sukses i madh mos nënshkrimi demarkacionit, mos nënshkrimi asociacionit, mos privatizimi termocentralit A, largimi i njerëzve të PDK-së nga kontrolli i institucioneve të rëndësishme financiare”, tha ai.

Ndër të tjera Abazi tha se ky moment i krijuar është një shans tjetër për LDK, VV, AAK dhe NISMEN ta largojnë siç tha ai përgjithmonë këtë lidership të PDK-së nga pushteti dhe për të krijuar hapësirë që PDK të reformohet përndryshe është e destinuar të shkatërrojë veten dhe vendin ka vazhduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme