Sot në fshatin Suhodoll të Mitrovicës, gjatë gërmimeve që janë zhvilluar në kërkim të mbetjeve mortore të të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, janë gjetur pjesë kockore.
Kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha për Indeksonline se mbetjet mortore të gjetura sot në këtë vend nuk dihet nëse janë ribashkim i trupave të gjetur më herët apo janë identifikime të reja.
“Dje kanë filluar gërmimet vlerësuese në Suhadoll prej lumit “Iber” në veri të Mitrovicës në një hapësirë ku është gërmuar edhe më herët ku janë hasur gjetje. Mirëpo ka pasur vlerësime që hapësira nuk është vlerësuar në tersi kështu që punimet janë rikthyer ku si rezultat janë gjetur disa fragmente ose pjesë kockore të cilat ende nuk dihet se a përfaqësojnë një apo më shumë persona”, ka thënë ai.
Gjetaj ka treguar se këto pjesë kockore do të analizohet ku do të vërtetohet se do të jetë ribashkim i mbetjeve mortore që janë zhvarrosur aty apo identifikime të reja. Këto do të vërtetohet vetëm pas analizës së ADN-së.
Sipas tij punimet do të vazhdojnë edhe nesër apo deri në përfundim të punimeve në tërë hapësirën në të cilën dyshohet për gjetje të reja.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...