Gjykata Themelore në Prizren-dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
“Me datën 10 janar në orët e mëngjesit, në Suharekë, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarës respektivisht bashkëshortes së vëllait të tij, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake pasi që më parë i pandehuri e kishte keqtrajtuar fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte, ndërsa në momentin kur e dëmtuara ka qenë në shtëpi i pandehuri i drejtohet të dëmtuarës me fjalë si dhe e largon nga shtëpia, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe shqetësimit të madh. Me datë të njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri B.K., me dashje e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., i cili kishte shkuar në kryerjen e detyrave zyrtare, kur zyrtarët policor kanë shkuar në vend ngjarje për tu marrë me rastin, takohen me të pandehurin, i pandehuri B.K., nuk ka qenë bashkëpunues me zyrtarët policor, në një moment i pandehuri nga xhepi i ka nxjerrë një mjetë të rrezikshëm – thikë dhe me të njëjtën e sulmon fizikisht të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., të cilit i shkakton edhe lëndime trupore në pjesën e kokës. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, andaj ekziston edhe rreziku se nëse i pandehuri lihet në liri i njëjti mund të përsëris apo të kryej vepra tjera penale të kësaj natyre, sepse rasti i dhunës, ka ndodhur në familjen në të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi i pandehuri dhe e dëmtuara, ndërsa zyrtarin policor e ka sulmuar me thikë. Nga arsyet e cekura më lart caktimi i masës së paraburgimit paraqitet si masë më e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për ta siguruar prezencën e pandehurit dhe zhvillimin e procesit normal të kësaj procedure penale, pasi që masat tjerat alternative janë të pamjaftueshme”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...