Suharekë, ndahen rreth 250 mijë euro për mirëmbajtje të lapidarëve

12:40 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Lapidarët në Suharekë do të rinovohen dhe mirëmbahen.

Për këtë komuna ka ndarë një buxhet prej rreth 250 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Renovimi dhe mirëmbajtja e lapidarëve -faza e dytë’, komuna e Suharekës kishte planifikuar shumën prej  235.216 euro ndërsa kishte aplikuar 7 kompani.

E fituese ka dalë kompania “NBT -ING” SH.P.K.” nga Shiroka e cila ka ofruar çmimin prej 220.919 euro./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme