Në muajt e parë të 2017-s, Bordi Suedez i Migracionit në Suedi ka marrë rreth 8200 vendime për azilkërkuesit, 49% e të cilave janë pranuar. Azilkërkuesit më të mëdhenj janë Afganistani, Siria dhe Iraku.
Nga Shqipëria rezultojnë të jenë marrë 84 vendime, nga të cilët janë pranuar vetëm 2, një përqindje shumë e vogël në raport me mesataren e aplikimeve.
Aleksandra Sefenstedt, avokate në Kryqin e Kuq pranon se vendet e Ballkanit kanë një nivel të lartë refuzimi. “Suedia nuk ka një listë të vendeve të sigurta, megjithatë shtetet ballkanike konsiderohen si të tilla”, thotë ajo.
Nga Europa, kërkesat nga Shqipëria dominojnë. Në vitin 2015, kur kulmoi vala e emigracionit, nga Shqipëria në Suedi kishte 2615 kërkesa për azil, në vendin e tetë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Somalisë e shteteve të tjera që i ikin luftës e konflikteve. Menjëherë pas Shqipërisë renditej Kosova, me rreth 1800 aplikime.
Mundësia e aplikimit për punë
Ndërsa ka pak shanse që Suedia të pranojë azilantë nga Shqipëria, mundësia tjetër është përmes aplikimit për punë. Instituti Suedez publikon në faqen e tij, disa këshilla të dobishme që do të lehtësojnë kërkimin për punë dhe zhvendosjen në Suedi.
Se si duhet të aplikoni për një punë në Suedi varet nga industritë. Përgjithësisht dërgoni një CV dhe një letër motivimi në mënyrë elektronike, kompania më pas do të përzgjedhë aplikantët që do të intervistohen. CV duhet të jetë një deri në dy faqe e gjatë dhe të përfshijë një pasqyrë të përvojës së punës tuaj, studime, arritjet apo çmime, aftësi të veçanta dhe referencat. Nëse ju aplikoni për një punë në Suedi nga jashtë, intervista juaj e parë mund të bëhet me anë të telefonit ose video konference (p.sh., Skype), ose mund të ftoheni në vend.
Gjatë intervistës, punëdhënësi duhet t’ju njoftojë se cila do të jetë pjesa tjetër e procesit të rekrutimit. Në varësi të fushës dhe llojin e pozicionit mund të duhen disa intervista ose plotësimi i një testi. Pas intervistës tuaj, punëdhënësi do të lidhet me ju për t’ju vënë në dijeni nëse jeni zgjedhur për këtë punë. Pasi të keni një ofertë pune, hapat e ardhshëm do të varen nga kombësia. Përgjithësisht qytetarët nga vendet jashtë BE-së kanë nevojë për një leje pune për të punuar në Suedi. Që të kualifikoheni për një letër pune duhet të merrni një ofertë nga një punëdhënës suedez. Përgjithësisht duhet të aplikoni për leje përpara se të hyni në Suedi.
Agjencia e Migracionit e merr në konsideratë aplikimin dhe ju informon për vendimin. Më pas dorëzohen të dhënat për vizën dhe lejen e qëndrimit. Suedia ka dhënë rreth 13 mijë leje pune në total për vitin 2015. Profesionet që kërkohen më shumë dhe për të cilat Agjencia e Migracionit ka dhënë lejet e punësimit janë specialistë, teknikë dhe profesione të lidhura me të, shërbime, kujdes dhe shitje si dhe profesione menaxheriale etj. Për shqiptarët, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Migracionit kanë dhënë gjithsej 52 leje pune, kryesisht për punonjës shtëpie dhe staf restoranti.
https://sweden.se/society/finding-a-job-in-sweden/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...