Suedia bëhet anëtare e NATO-s, Haradinaj: Radhën e ka Kosova

19:16 | 7 Mars 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se tani radhën e ka Kosova.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se Suedia është bërë sot zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington./Arbresh.info

Lexo edhe:

Suedia i bashkohet zyrtarisht aleancës ushtarake të NATO-s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme