Organizata studentore Studim Kritik Veprim pretendon se Ministria e Arsimit nuk ka ndarë bursa për të gjithë studentët meritorë në fakultetin e Mjekësisë.
Sipas kësaj organizate, kjo Ministri ka vendosur që nga 1548 studentë të mos ketë vend për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, raporton arbresh.info.
Madje, arsyetimin e MSH-së, kjo organizatë e quan skandaloz po aq sa vendimin.
“Arsyetimi i tyre është po aq skandaloz sa edhe vendimi. Arsyetimi i tyre tregon se nuk ia kanë fare idenë se si organizohen lëndët përgjatë një viti akademik në Fakultetin e Mjekësisë.
Sipas zyrtarëve të MASH, vendimi për përjashtimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë është marrë për shkak të bartjes së disa lëndëve obligative nga viti në vit me ç’rast studentët nuk kanë arritur të përmbushin 60 ECTS për vitin përkatës akademik”, thuhet në reagim./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
MASh NUK NDAN BURSA PËR TË GJITHË STUDENTËT MERITORË NË FAKULTETIN E MJEKËSISË
Skandalet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës më nuk bëjnë lajm në vendin tonë, pasi fatkeqësisht janë bërë pjesë e përditshmërisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), sot, ka publikuar vendimin për përfituesit e bursave për vitin akademik 2020/2021. Sipas këtij vendimi përfitues të këtyre bursave janë 1548 studentë të dy niveleve të studimit Bachelor dhe Master, kurse shuma e bursës është 700 euro.
Kjo Ministri ka vendosur që nga 1548 studentë të mos ketë vend për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Arsyetimi i tyre është po aq skandaloz sa edhe vendimi. Arsyetimi i tyre tregon se nuk ia kanë fare idenë se si organizohen lëndët përgjatë një viti akademik në Fakultetin e Mjekësisë.
Sipas zyrtarëve të MASh, vendimi për përjashtimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë është marrë për shkak të bartjes së disa lëndëve obligative nga viti në vit me ç’rast studentët nuk kanë arritur të përmbushin 60 ECTS për vitin përkatës akademik.
Krejt kjo ndodh për faktin se në Fakultetin e Mjekësisë ka lëndë obligative dy ose tre semestrale dhe për këtë studentët arrijnë t’i përfundojnë të gjitha provimet me kohë, por jo edhe t’i përmbushin kreditë ( ECTS).
Prandaj, ne besojmë se një vendim i tillë përjashtues është skandali i rradhës i kësaj Ministrie. Ju rikujtojmë se pak javë më parë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, mori vendim që të shtoj numrin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, kurse tani nuk arrinë t’i gjejë vend as studentëve aktual në listën e bursave.
Ne i bëjmë thirrje të gjithë studentëve të cilët i kanë plotësuar kriteret për bursa universitare nga MASh që t’i drejtohen Komisionit të Ankesave për Bursa që do të jetë i hapur për shtatë ditë që nga sot. Poashtu, ne si organizatë studentore kërkojmë nga MASh që të reflektojë sa më shpejt dhe t’i përgjigjet pozitivisht të gjitha këtyre ankesave që do të pranojnë në ditët në vazhdim. Në çdo rrethanë tjetër protestat janë të pashmangshme.
Nuk duhet dhe nuk do të ketë studentë elitarë pa bursa.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...