Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka publikuar sot hulumtimin se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës.
Tek ky hulumtim u prezantua burimi i të ardhurave dhe si i menaxhojnë ato.
Po ashtu, ky është hulumtimi i parë. Në hulumtim janë përfshirë 176 studentë në fokus grupe të ndara, nga 13 kuadra të ndryshme.
Mesatarisht një student shpenzon 150 euro në muaj, me minimum 25 dhe maksimum 400 euro. Por këto shpenzime janë ndarë sipas kategorive dhe viteve të studimit.
Gjithashtu, tek ky hulumtim studentët që udhëtojnë çdo ditë nga vendbanimet e tyre drejt Prishtinës shpenzojnë mesatarisht 129.31 euro në muaj.
Ndërsa, studentët që janë banorë të përhershëm të Prishtinës dhe jetojnë me familjet e tyre shpenzojnë 139.26 euro në muaj.
Studentët që banojnë në konvikte të Qendrës së Studentëve shpenzojnë mesatarisht 140.22 euro në muaj.
Studentët që banojnë me qira në Prishtinë përgjatë studimeve të tyre shpenzojnë mesatarisht 220.23 euro në muaj.
Tek ky hulumtim u pa që në vitin 2017, pavarësisht çmimit të ulët të pagesës së semestrit, familjet kosovare kanë vështirësi në shkollimin universitar të fëmijëve të tyre. E ndërkaq, paga mesatare në Kosovë pra në vitin 2017 është 471 euro.
Po ashtu, studentët shpenzojnë mesatarisht 37.7 euro për semestër në literaturë të nevojshme.
Drejtori i “Qendër së Studentëve”, Xhelal Sfishta, tha se inventari i vjetërsuar i konvikteve të vjetra tash ka filluar të ndryshohet, dhe kushtet do të jenë si në konviktin numër 8 po ashtu edhe në konviktet 1,2 e kështu me radhë.
“Ne jemi duke jetuar në Kosovë, 1960 e po këtë vite është ndërtuar konvikti i parë, kurse në 2018 është ndërtuar konvikti numër 8, por ne kemi në planë të ndryshojmë inveratirin, për shkak se konviktet e vjetra e kanë pasur inventarin e vjetërsuar, dhe tash është më ndryshe”, tha në takimin me studentët Xhelal Sfishta./Arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë