Google ADS

Studentët serb në veri përmes koncertit kërkojnë heqjen e taksës prej 100%

23:35 | 27 Nëntor 2018
A. B.

Studentët serbë që jetojnë në Mitrovicën Veriore kanë mbajtur një koncert në formë revolte për të kundërshtuar taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Në këtë koncert-protestë kanë marrë pjesë edhe katër ish-kryetarët veriorë që sot dhanë dorëheqje nga këto pozita.

Aty ishin edhe asambleistët serbë të dorëhequr, ndërsa studentët kërkuan që të lirohen edhe serbët e arrestuar.

Klan Kosova mëson se të njëjtit çdo ditë do të protestojnë nga një orë derisa të hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme