Google ADS

Studentët refuzojnë të takohen me Haradinajn

12:26 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Përmes një kumtese për medie, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës njofton se ishte ftuar të merrte pjesë në një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj dhe me ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi.

Në atë takim, sipas kumtesës, do të diskutohej për problemet e arsimit në Kosovë.

“Ne refuzojmë të marrim pjesë në këtë takim, sepse ky takim është thjeshtë një tentativë që të mbulohet mos-interesi i qeverisë për arsimin dhe përmes fotografive me ne dhe palët e tjera që luajnë rol në arsimin e lartë, qeveria të thonë se është duke punuar në përmirësimin e gjendjes në arsim”, thotë kumtesa e cila përfundon se pa një arsim cilësor Kosova nuk do të mund të vazhdoj përpara me procesin e integrimit në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme