Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike të hënën kanë mbajtur konferencë për medie përmes së cilës kanë paralajmëruar protestë.
Diar Statovci, pjesë i Grupit të Pavarur të Studentëve ka thënë se protesta do të organizohet më 16 janar, shkruan arbresh.info.
Statovci ka përmendur edhe arsyet e mbajtjes së protestës.
“E kemi parë të arsyeshme që me domos duhet të organizojmë një protestë para MASHT meqë ministri ka bërë punësim të një numri të madh të militantëve të partisë së tij, emërimin e njerëzve partiak në bordin e Universitetit të Prishtinës dhe mos ndërtimin e objektit për studentët e FSHMN-së”, ka thënë ai.
Sipas tij edhe zgjedhja e rektorit të Universitetit të Prishtinës është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Studentët kanë paralajmëruar edhe bojkot të procesit mësimor nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
“Kjo protestë paraqet një zgjim studentor sepse protesta nuk do të ndalen deri të plotësimin e kërkesave tona. Ka vite që i kemi bërë kërkesë në MAShT por nuk është ndërmarrë asgjë, shqetësimet për punësimet e militanteve në MASHt i kemi ngrit edhe te ministri Bytyqi por ai nuk e ka bërë de politizimin dhe ne jemi detyruar të organizojmë protestë. Nëse nuk realizohen kërkesat tona mund të ndodhë bojkotimi i njësive akademike”, ka përfunduar ai.
Ndërsa Milot Krasniqi, kryetar i Parlamentit studentor në Universitetin e Prizrenit ka kërkuar shkarkimin e militanëtëve të NISMA-së nga Universitetet.
“Kërkojmë nga ministri shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë militantëve partiak që i ka futur në të gjitha universitetit e Kosovës”, ka thënë ai.
Edhe Krasniqi ka përmendur emërimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
“Në Universitetin e Prizrenit çdo mbledhje që mbahet nga këta militantë merret një vendim i jashtëligjshëm. Kemi rastin e rektorit i cili është zgjedhur me 4 vota madje nuk ka pasur as kuorum ndërsa është marrë një vendim pa proces verbal”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka kërkuar bursa për Universitetin e Prizrenit.
“Ne kërkojmë edhe bursa, Universiteti i Prizrenit ka 3 vite që nuk ndan bursa”, ka përfunduar Krasniqi./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...