Lëvizja studentore për barazi- Studim, Kritikë, Veprim njofton se kanë penguar mbajtjen e rregullt të ceremonisë së shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.
“ Me marrjen e fjalës nga rektori Marian Demaj aktivistët kanë filluar zhurmën në sallë dhe po të njëjtit janë tërhequr jashtë nga policia dhe janë arrestuar.
Policia ka vazhduar arrestimin dhe intervenimin e dhunshëm ndaj aktivistëve duke arrestuar 10 aktivistë dhe duke lënë të lënduar 7 të tjerë.
Të arrestuar janë: Bardh Ahmeti, Nijazi Beluli, Endrit Shatri, Egzon Azemi, Drin Ahmeti, Trim Gashi, Flamur Pireva, Miran Rrudhani, Premton Zogiani dhe Dardan Bujupi. Të lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Aurora Mullatahiri, Aulona Bytyqi, Granit Hoti, Hajredin Krasniqi, Getuar Krasniqi , Arber Morina dhe Amir Kuqi.
Policia nuk ka lejuar shpalimin e parullës “Universiteti i Pronto-s” dhe ka pamundësuar edhe mbajtjen e rregullt të aktivitetit ku do të lëshohej kjo./Arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj