Për të kundërshtuar emërimet e fundit në Këshill Drejtues, Organizata Studentore, Studim Kritikë Veprim ka paralajmëruar protesta nesër në ora 11:00 para Ministrisë së Arsimit.
Kjo organizatë, ka bërë thirrje që protestës t’i bashkohen edhe studentë tjerë të UP’së.
“Nesër prej orës 11:00 duke respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe duke ruajtur distancën sociale, ftojmë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të na bashkohen në protestë kundër vendimit të padrejtë të Ministrisë së Arsimit për emërimin e tre personave në Këshillin Drejtues, dy prej të cilëve janë shërbyes të kolegjeve private. Si organizata studentore para disa ditësh kemi bërë thirrje që ky vendim të zhbëhet por sot ministrja ka refuzuar një gjë të tillë. Andaj ne jemi të detyruar të protestojmë kundër këtij vendimi e kësaj qasje. MAShT fokus parësor duhet të ketë ngritjen e Universitetit të Prishtinës dhe jo minimin e brendshëm të tij nga influencat e kolegjeve private”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...