Studentët më nuk do të munden t’i ndjekin dy drejtime njëkohësisht në UP

20:43 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Në Universitetin e Prishtinës janë rreth 60 mijë studentë, të cilët vijojnë rregullisht procesin akademik në tri nivele studimi.
Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë deri tash nuk ka penguar që një student njëkohësisht t’i ndjekë studimet në dy fakultete të ndryshme, raporton KTV.

Por, me programin e ri online të UP-së të njohur si SEMS, pritet që kjo praktikë e studimit paralelisht në dy drejtime, të reduktohet.

Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi, ndonëse nuk ka një shifër të saktë, thotë se avancimi i SEMS-it do të ndikojë në ndalimin e studimeve të dyfishta në të njëjtën kohë.

Rinor Qehaja njohës i arsimit, thotë se nëse një student ka mundësi të studiojë njëkohësisht në dy departamente, nuk shihet problem, por normalisht që duhet lënë hapësirë edhe të tjerëve.

Sipas zyrtarëve të Universitetit “Hasan Prishtina”, meqë numri i studentëve është i madh, kjo praktikë e re të paktën do t’u ofrojë të gjithëve mundësi të barabarta studimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme