Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës.
Aksioni i e kësaj organizate kishte për qëllim tarifën për Rimëkëmbjen Ekonomike, në të cilën nuk janë të përfshirë studentët, raporton portali arbresh.info
Ata para qeverisë vendosën një pako të zezë për shkak të mos marrjes së përgjegjësisë nga ana e Këshillit Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Qeverisë së Kosovës ku kishin paraqitur 13 kërkesa të tyre, kështu tha studenti i Universitetit të Prishtinës, Dionit Kabashi.
“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasoj e COVID-19”, ka thënë studenti Kabashi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...