Lëvizja Studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim” ka penguar sot fjalimin e rektorit të UP-së, Marjan Dema në ceremoninë e 47 vjetorit të themelimit të UP-së.
Policia ka reaguar me këtë rast duke i nxjerrë ata jashtë, shkruan arbresh.info.
Si kundërpërgjigje, studentët, pjesë e kësaj lëvizjeje, kanë shkuar përpara Rektoratit të UP-së duke protestuar për këtë veprim.
Në këtë rast ka ndërhyrë sërish Policia e Kosovës e cila madje ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur studentët e revoltuar.
Duke folur para mediave, përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë thënë se Policia ka arrestuar 9 aktivistë të saj dhe po ashtu kanë mbetur të lënduar 8-9 prej aktivistëve që kanë protestuar.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe autoambulanca të cilat kanë ardhur për të ndihmuar studentët e lënduar./Arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...