Google ADS

Studentët flasin pas takimit me prorektorët

12:27 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Arben Elshani nga Parlamenti Studentor pas takimit me prorektorë të Universitetit të Prishtinës tha se kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme.

Elshani tha se e bënë të ditur edhe një herë kërkesën e tyre për të qëndruar larg politikës, shkruan Arbresh.info.

“Ne si Parlament i studentëve pas takimit më prorektorët u treguan kërkesat tona të qarta që të mos ketë ndikime politike në Universitetin e Prishtinës dhe u kërkuam që të thirret mbledhje e jashtëzakonshme dhe të marrim një përgjigje për rektorin”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se do të ndërmarrin masa tjera nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Ne do të u qëndrojmë mbrapa kërkesave tona dhe nuk do të lejojmë që Universiteti i Prishtinës të jetë i ndikuar politikisht”, ka shtuar ai.

Ndryshe studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të hënën kanë protestuar para rektoratit duke kërkuar përmirësimin e kushteve për studentët dhe të kenë lirinë për t’i përfaqësuar interesat e përgjithshme të studentëve./Arbresh.infio/

Kërkohet votëbesim për anëtarët e Këshilli Drejtues të UP-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme