Një ekip i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që ka përfaqësuar Universitetin në një garë për të Drejtën Ndërkombëtare në Lisbon të Portugalisë, është ranguar në pozitën e pestë nga gjithsej njëzetenjë (21) universitete pjesëmarrëse këtë vit.
Ky ka qenë rundi i organizuar në nivel evropian, pjesë e para-garës përfundimtare, e cila zhvillohet në Washington, D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekipi i Universitetit të Prishtinës është radhitur para ekipeve të universiteteve të tilla evropiane si Universiteti i Helsinkit, Universiteti i Lisbonës, Universiteti i Qipros, Universiteti i Luksemburbgut, Universiteti Comenius i Sllovakisë, universitetet përfaqësuese të Lituanisë, Estonisë, etj.
Gara është e njohur nën emrin “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”, që këtë vit organizohet për herë të gjashtëdhjetë me radhë. Është gara më e madhe studentore në fushën e drejtësisë, me pjesëmarrjen e mbi 680 universiteteve (fakulteteve juridike) nga më shumë se 100 shtete të ndryshme nga e tërë bota.
Gara është e organizuar në formën e simulimit të një mosmarrëveshjeje ndërmjet shteteve para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Dhe rundi përfundimtar gjykohet nga vetë gjyqtarët aktual ose të mëparshëm të GJND-së. Secili ekip përgatitë argumentet me shkrim dhe i prezanton dhe mbron ato edhe gojarisht para paneleve të gjyqtarëve, që janë profesorë dhe ekspertë të fushës.
Ekipi i Universitetit të Prishtinës pritet të udhëtojë në fund të marsit për pjesëmarrje në rundet ndërkombëtare, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Ekipi i këtij viti përbëhet nga studentët Blendar Mala, Festa Stavileci, Flaka Fazlija, Flondra Blakçori dhe Rina Mehana. Trajnerë të ekipit janë Diellza Mujaj dhe Eve-anne Travers, ish-pjesëmarrëse në të njëjtën garë. Ekipi këshillohet dhe mbikëqyret nga profesori Qerim Qerimi.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...