Studentët e huaj në Shqipëri, italianët të parët e zënë vendin e studentëve nga Kosova

17:45 | 19 Shkurt 2024
E.H

Përgjatë viteve akademike 2022-2023 numri i studentëve italianë që studiojnë në Shqipëri ka arritur 51.5% të studentëve të huaj, të ndjekur nga studentët kosovarë në 19 % dhe më pas vijnë ata nga Maqedonia e Turqia.

Ajo që bie në sy vitin e fundit është ulja e numrit të studentëve nga Kosova që zgjedhin të ndjekin universitetin në Shqipëri.

Periudha para pandemisë, mban numrin më të lartë të studentëve të huaj të regjistruar në Shqipëri, konkretisht me 2246 të tillë.

Por edhe pse pandemia dhe kufizimet e saj bënë që të ulej numri i studentëve të huaj në institucionet shqiptare të arsimit të lartë, vitin e fundit kemi një rritje me 7.3% .

Mjekësia dhe degët e Inxhinierisë janë më të preferuarat nga të huajt në Shqipëri./Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme