Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po vazhdojnë që të shprehin shqetësimet e tyre për vendimet që po i ndërmerr rektorati i UP-së. Por UP-ja thotë se vendimi për afatin e provimeve të muajit prill do të shqyrtohet përsëri në mbledhjen e Senatit sipas kërkesës së studentëve.
Naser Sahiti, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në rektoratin e UP-së ka treguar se kërkesa e vazhdueshme e studentëve që prilli të jetë me dy provime, e detyron Up-në që të mbajë mbledhjen e Senatit me qëllim që ta marrin vendimin zyrtar.
“Nga studentët kemi një kërkesë që në afatin e prillit të lejohet paraqitja e 2 provimeve. Kjo kërkesë do të trajtohet në njërën prej mbledhjeve të radhës të Senatit dhe studentët do të informohen me kohë për vendimin që do merret”, ka thënë Sahiti për Indeksonline.
Ndërkaq kujtojmë se neni 111, pika 2 e statutit të UP-së thotë se vetëm tri afate të provimeve ekzistojnë për studentët e Universitetit “Hasan Prishttina”. Sipas këtij statuti, këto afate janë: i dimrit, pranverës dhe i vjeshtës.
Pas kësaj, studentët kanë kërkuar edhe ndihmën e Dekanëve të Fakulteteve për t’iu mundësuar që në afat të prillit të paraqesin dy provime.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...