Unioni i Studentëve të Kosovës ka shënuar Ditën e Evropës më ndryshe nga aktivitetet e tjera të organizuara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
Ata i kanë dorëzuar Kuvendit të Kosovës 120 zarfe që sipas tyre “përmbajnë 120 aplikacione për viza.”
“Sigurisht se deputetët dhe kryeministria nuk i kanë plotësuar këta formular dhe t’i shohin se si duken,” u tha nga ata në deklarimin për medie, shkruan arbresh.info.
Por, ata nuk u lejuan të hyjnë në ambientet e Kuvendit duke u detyruar të lënë jashtë këta zarfa, por presin që këto aplikacione të arrijnë në duart e deputetëve të Kosovës.
Si shenjë revolte ndaj mos lejimit për të hyrë brenda, ata kanë gjuajtur në tokë para objektit të legjislativit zarfet./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/vb.841111159287311/1410191325712622/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...