Google ADS

Studentët bëhen me qendër të Mjekësisë Familjare

10:45 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia dhe ministrin e Arsimit. Arsim Bajrami, sot hapën Qendrën e Mjekësisë Familjare në oborrin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se komuna e Prishtinës e ka vizituar këtë qendër para një viti dhe se ajo nuk është kompetencë e komunës së Prishtinës sepse siç tha kemi të bëjmë vetëm më banorët e Prishtinës, shkruan arbresh.info.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha studentet tani kanë një qendër me një objekt modern të mjekësisë familjare.

“Falë bashkëpunimit me komunën e Prishtinës kemi investuar. Kampusi i studentëve ofron të gjitha kushtet për studentët dhe tani studentët do të kenë mundësi 24 orë për kontroll po ashtu edhe një herë e falënderoj komunën e Prishtinës për këtë bashkëpunim”, tha Bajrami.

Fatmir Sfishta, drejtor i konviktit tha se ky është investim kapital ku ofrohen të gjitha kushtet për të gjithë studentët.

Ndërkaq, drejtori i shëndetësisë  në komunën  e Prishtinës, Arben Vita tha se kryetari Ahmeti ka dashur që kjo qendër të ndërtohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit duke investuar kështu 70-80 për qind të vlerës.

Ai ka premtuar se shumë shpejt aty do të ketë edhe stomatologji dhe laborator.

Në këtë qendër janë punësuar 5 persona të cilët punojnë në një ndërrim ndërkaq deri në fund të vitit do të punësohen 10 veta dhe do të punohet me dy ndërrime./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme