Google ADS

Studentët amerikanë të kënaqur me Kosovën (VIDEO)

20:57 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Disa studentë kryesisht nga SHBA-ja, por edhe nga Evropa, erdhën në Kosovë si pjesë e një programi veror universitar, me goxha dyshime.

Kjo pasi, shumë prej tyre kishin lexuar se shteti me i ri në Evropë është vatër e terrorizmit. Por, të gjithë po kthehen në vendet e tyre me përshtypje krejt tjera për Kosovën.

Shans për të ndryshuar mendimin e të tjerëve për Kosovën po e shohin edhe ligjërues që janë pjesë e këtij programi veror të institutit te teknologjisë Rochester.

Ndërkaq, udhëheqësi i këtij programi Mark Buskin, po thotë se vitin e ardhshëm po presin qe te kenë më shumë studentë evropianë.

Në fakt ky është viti i nëntë i organizimit të këtij Programi Veror që në Kosovë nisi me 17 qershor, e qe ketë vit morën pjese rreth 50 studentë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe nga disa vende evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme