Strugë, qytetarët: Në 2018-ën të zgjidhen problemet

16:20 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Struga vitin 2018 do ta pret me probleme të mëdha për të cilat qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente. Ata thonë se prioriteti i autoriteteve lokale në vitin e ri duhet të jetë furnizimi me ujë në këtë komunë si dhe gjetja e një zgjidhjeje të plotë për deponinë e egër të qytetit. Krahas këtyre, ata kanë edhe prioritete tjera.

“Prioritet janë çështjet komunale. Trafiku në Strugë është katastrofë, makinat parkohen në çdo vend. Policia është e pafuqishme për shkak të personave me ndikim. Mafia urbane duke ndërtuar godina e mbyll hapësirën për qarkullimin e ajrit, që paraqet problem të madh”.

Por disa qytetarë nuk presin që gjërat në Strugë të shkojnë kah më e mira.

“Nuk presim asgjë. Gjatë kohë është kështu dhe do të jetë. Merko dy mandate ishte kryetarë, çfarë të presim prej tij, asgjë”.

“Kryetarin aktual e njohim nga mandati i kaluar. Ka bërë diçka, por mendoj se është pak. Qyteti ende ka pika problematike. Qyteti i vjetër është boshatisur. Në katet e epërme nuk kemi ujë. Higjiena në treg është në nivelin më të ulët. Kryetarin aktual nuk e shoh askund, ai duhet të jetë në mesin e qytetarëve”.

Struga është qytet i mërgimtarëve dhe me politikë të mirë dhe punë mund të tërhiqen shumë prej tyre që të investojnë në qytetin e tyre të lindjes. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme