Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, u shpall po ashtu në kërkim nga Policia e Kosovës për përleshjen në Pejë.
I njëjti nuk është dorëzuar akoma, gjersa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.
Ai ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të të cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Këngëtari thotë se vazhdimisht kërcënohet në rrjete sociale dhe se për këtë duhet rishikuar edhe paraqitjet e këtyre personave në TikTok.
“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.
Arkimed Lushaj tutje theksoi: “Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”.
Të njëjtit pritet që të ekstradohen në Kosovë. /Telegrafi/
@arbresh_info Stresi mesazh Haxhiut: 500 forca policore ishin te shtëpia ime, a jeni normal ju. Ti nuk di sen për të kaluarën time #Stresi #AlbulenaHaxhiu #PoliciaeKosovës #arrestim ♬ original sound – arbresh.info
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...