Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft-strategjinë për Arsim 2022-2026.
Në këtë takim, kryesuesi i ekipit hartues nga MASHTI, Haki Sfishta, tha se buxheti për këtë strategji arrin koston totale 322.8 milion euro, në të cilat 6 milionë janë të aprovuara për digjitalizim.
“Buxheti për strategjinë e arsimit arrin koston totale 322. 8 milion euro. Nga donatorët janë 33.5 milion euro. Në buxhetin e vitit 2023 është aprovua edhe një buxhet prej 6 milion eurove për digjitalizim”.
Tutje, Sfishta tha se gjatë këtij muaji pritet të finalizohet strategjia, e cila ka pesë objektiva strategjike.
“Faza e përgatitjes së dokumentit ka filluar në gusht. Janë shqyrtuar të gjitha të gjeturat dhe më vonë është përcaktuar vizioni në grupe punuese. Do ta shohim koston e strategjisë dhe presim që gjatë këtij muaji të finalizohet strategjia”.
“Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë 5 objektiva strategjike: rritja e përfshirjes për edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimi para universitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Synojmë të arrijmë rritjen e numrit të arsimit parashkollor dhe ngritjen e çerdheve”, u shpreh ai.
Ndërsa, zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci, tha se draft strategjia është në linjë me dokumentet ndërkombëtare dhe se mbështetet në legjislacionin ekzistues.
“Ky dokument paraqet ciklin e ri në arsim. Strategjia e arsimit 2022-2026 është vazhdimësi e planeve dhe është në linjë me dokumente ndërkombëtare. Strategjia mbështetet në legjislacionin ekzistues. Edhe ky dokument është rezultat i një procesi të gjerë duke filluar nga stafi i ministrisë deri te mësimdhënësit”.
Tutje, Pupovci falënderoi organizatën gjermane GIZ, për fondet e ndara.
“Ky proces është mbështetur nga fonde të Gjermanisë nga GIZ. Në emër të ministrisë falënderoj ekspertët që kanë kontribuar në këtë dokument. Sot do të kemi rastin të bisedojmë për përmbajtjen e dokumentit”./eo/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku