Stoltenberg të enjten në Kosovë, NATO nuk përmend postet shtetërore të Kurtit e Osmanit

23:18 | 30 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, të enjten do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin e NATO-së, në të cilën është publikuar agjenda e takimeve të tij, aty nuk përmendet postet shtetërore të kryeministrit Albin Kurtit e presidentes Vjosa Osmanit.

Në agjendë përmendet takimi me siç shkruhet Ms. Vjosa Osmani dhe Mr. Albin Kurti.

Sekretari i NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Franco Fedrici./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme