Google ADS

Stoltenberg takon Lajçakun pas marrëveshjes për veriun

08:46 | 1 Tetor 2021
arbresh.info

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se sot do të takohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“KFOR-i do të luajë rol kyç në zbatimin e aranzhimit midis Beogradit dhe Prishtinës për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lungescu në Tëitter, shkruan arbresh.info.

Kosova dhe Serbia një ditë më parë u darkoduan për zhbllokim të rrugëve në veri të vendit.

Krahas largimit të protestuesve serbë do të largohet edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Për dy javë rreshtë situatën do ta monitorojë KFOR-i, derisa nga e hëna vazhdon implementimi i reciprocitetit me targa edhe në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme