Google ADS

Stoltenberg: Siguria në Kosovë, çelës i stabilitetit në Ballkan

15:04 | 20 Dhjetor 2023
A Z

“Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për festat e fundvitit.

Stoltenberg përmes një video mesazhi që u transmetua në platformën X, falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë.

“Dhe vetëm muajin e kaluar, pata një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovën, i cili është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Në fund të fjalimit të cilin e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.

“Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona NATO-n. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”./rtk

Të ngjashme