Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg ka takuar në Bruksel presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Stoltenbeg, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se KFOR-i do të vazhdojë të përmbush mandatin, duke ofruar siguri për të gjithë.
Stoltenbeg, ka thënë se aleanca ushtarake e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes të dyja vendeve.
“Ne mirëpresim hapat e fundit të Prishtinës që janë ndërmarrë për të ulur tensionet, përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave dhe planet për zgjedhje. Është esenciale të anashkalohen çfarëdo lloj eskalimi të mëtejme. I inkurajojmë të dyja palët të veprojnë sipas zotimeve të tyre”, theskoi ai, transmeton rtk.
Ai, ka thënë se për aleancën veri-atlantike është thelbësore që të shmanget përshkallëzimi i mëtejmë në veri të Kosovës.
Stoltenberg ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR në veri të Kosovës, më muaj më parë, ka qenë e papranueshme. Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar NATO-n për prezencën dhe ndihmën e deritanishme në Kosovë për të ofruar siguri dhe stabilitet.
Osmani ka thënë se sulmet në veri ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe sulmuesit duhet të dalin para drejtësisë.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...