Google ADS

Stoltenberg: Fola me Kurtin, të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë

13:41 | 2 Gusht 2022
arbresh.info

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit tonë të KFOR-it.  Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan Stoltenber.

Kjo telefonatë vie një ditë pas heqjes së nëntë barrikadave të vendosur në veri të Kosovës nga serbët, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente personale me Serbinë.

Heqjes së barrikadave i parapriu një zotim i qeverisë kosovare se do të shtyjë implementimin deri më 1 shtator, pas konsultimit me aleatët ndërkombëtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme