Stoltenberg: Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut

17:27 | 17 Gusht 2022
E.H

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është pritur sot në takim nga Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi është mbajtur në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel, shkruan arbresh.info.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg ka kërkuar nga lidershipi kosovar si dhe ai serb që problemet t’i zgjidhin përmes dialogut që pritet të mbahet nesër në Bruksel.

“Ne vetëm sa i kemi adresuar tensionet në veri të Kosovës. Ne duhet t’i shmangim përshkallëzimet e mëtejshme. Problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”.

“KFOR vazhdon ta monitorojë situatën nga afër. KFOR ka më shumë se 4 mijë trupa në Kosovë”.

“KFOR do të vazhdojë të sigurojë paqen për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“I inkurajoj të gjitha palët që të angazhohen ne bisedimet që do të mbahen nesër”.

“Është e rëndësishme për ne që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin problemet e tyre përmes dialogut”.

Kujtojmë se nesër do të mbahet një takim në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku pritet të bisedohet rreth tensioneve në veri të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme