Google ADS

Stefanoviqit dhe Vulinit iu ndalohet hyrja në Kosovë

21:11 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin kanë bërë kërkesë që të hyjnë në Kosovë ditën e nesërme.

Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga institucionet e Kosovës.

Lajmi.net mëson se Stefanoviq dhe Vulin nuk do të mund të hyjnë në Kosovë deri në një vendim të ardhshëm nga Ministria e Jashtme.

Të dy, e sidomos Vulin, janë të papranueshëm që të hyjnë në Kosovë për shkak të deklaratave dhe pozicioneve që mbajnë.

Edhe Marko Gjuriq ka bërë kërkesë që të hyjë në Kosovë. Por, edhe atij i është refuzuar kërkesa.

Përkundër se Gjuriq ka thënë të premten se askush nuk mund ta ndalojë, ai mund edhe të arrestohet nëse tenton të hyjë në Kosovë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme