“Ata janë ‘restauruar’ dhe janë kthyer, me përjashtim të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt. Ata janë në sistem, por nuk do të jenë të dukshme gjatë periudhës së ardhshme”, ka thënë Stefanoviq.
Ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të kërkojë respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare.
Stefanoviq ka shtuar se në rreth 20 gjykata serbe kanë aktakuza për shqiptarët nga Kosova.
Lajmi për heqjen e Haradinajt nga lista e INTERPOL-it ishte bërë i ditur në dhjetor të vitit të kaluar. Kërkesa në këtë institucion ishte bërë nga Zyra e UNMIK-ut.
Po ashtu, ishte raportuar se në këtë listë, përveç Haradinajt, bëjnë pjesë edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj. /Lajmi.net/