Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se shkuarja në zgjedhja të jashtëzakonshme në Kosovë nuk është e rastësishme.
Sipas tij, kjo është bërë që të merret kohë në formimin e Asociacionit.
“Unë nuk besoj se kjo po ndodhë rastësisht. Kurdo që duhet të formohet bashkësia e komunave serbe që është dakorduar në Bruksel, fillon blerja e kohës. Ose kur ju hapni temën e formimit të Gjykatës Speciale menjëherë kemi vonesa. Ata pa dyshim duan të zvarritin këto procese”, ka thënë Stefanoviq për Blicin e Serbisë, transmeton lajmi.net
I pyetur për krijimin e Shqipërisë së Madhe, ministri serb ka thënë se ata si shtet janë gati ta mbrojnë popullatën e tyre në Serbi dhe Kosovë.
“Ne nuk jemi naiv dhe shohim. Detyra jonë është ta mbrojmë popullin dhe interesat kombëtare edhe në Kosovë. Nuk do të lejojmë kërcënime të tilla pasi do të kenë pasoja negative për serbët”, ka thënë ai.
Duke folur për deklaratat e Haradinajt për përfshirjen e Nishit në hartën e Kosovës, Stefanoviq ka thënë se në këtë rast duhet ndërhyrja e Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtarëve.
“Një shqetësim këtu është edhe mungesa e reagimeve. Ne presim që ndërkombëtarët të tregojnë se të gjitha palët trajtohen njejtë. Kërcënimet e e tilla janë shqetësuse për popullin e Serbisë”, ka thënë ministri serb.
Krejt në fund, Stefanoviq foli edhe për Uilliam Uoker për të cilin tha se nuk ka ndryshuar pikëpamjet që nga koha e luftës, duke e quajtur si njeri që flet pa diciplinë.
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...