Gazetari serb që po merrej me hulumtim për vrasjen e Ivanoviqit, Stefan Cvetkoviq u zhduk për disa ditë. Por pas gjetjes së tij, presidenti serb Vuçiq hodhi edhe akuza në drejtim të Kosovës.
Cvetkoviq u gjet shëndoshë e mirë, kurse ndërlidhjen e zhdukjes së tij me rastin Ivanoviq po e mohon ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.
Ai ka thënë se spekulimet që këto dy tema ndërlidhen mes vete janë konspiracione, transmeton lajmi.net.
“Tani filluan teoritë e konspiracionit, pasi që gazetari që po hetonte vrasjen e Ivanoviqit është zhdukur për këtë temë. Këto janë inskenime që dikush kinse po tenton të fsheh diçka. Por tani ai është gjetur, dhe ai është gazetar që zbuloi skandale të ndryshme korruptive dhe merrej me gazetarinë hulumtuese”, tha Stefanoviq.
Ai tha se çdo kush duhet të merrë përgjegjësi për deklarata publike që bën.
“Kjo nuk lejohet nga ata që kanë përgjegjësi dhe të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm për opinionin public”, tha tutje ai.
Stefanoviq gjithashtu theksoi se do të bashkëpunojë me Policinë për të zbuluar detajet e tjera të rastitl.
“E rëndësishme është që ai u gjet gjallë dhe shëndoshë”, përfundoi ministri serb i mbrojtjes.
Ndryshe sot u bën 5 muaj që nga dita kur Oliver Ivanoviq u vra para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndes...