Panelistë të tryezës së mbajtur sot në Beograd vlerësuan se nuk ka dialog të brendshëm për Kosovën, për shkak se diskutimet e filluara zhvillohen në qarqe të ngushta, jo-transparente.
Oliver Ivanoviq me këtë rast tha se kjo që po bëhet nuk është një dialog dhe se ekziston dëshira që tema për Kosovën të prehet, por nga vetë natyra e çështjes është kundër intervenimeve kirurgjike, sepse zgjidhjet e shpejta dhe të lehta nuk mund të sjellin paqe dhe stabilitet.
Në këtë tryezë panelsitë ishin edhe nënkryetarja e Lidhjes Qytetare të Serbisë Vesna Peshiq, lideri i të Majtës së Serbisë, Borko Stefanoviq dhe gazetari Dejan Anastasijeviq, raporton “FoNet”.
Ivanoviq tha se idetë siç është ndarja e Kosovës janë zgjidhje të lehta, sepse kur “të tërhiqet kufiri, mund të bien kokat e dikujt”.
“Në parim unë kam mbështetur idenë e dialogut, por me dy kushte – që të mos ketë zgjidhje përfundimtare dhe të mos ketë afat kohor, por këto kushte nuk u plotësuan”, tha Ivanoviq, duke shtuar se dialog është dashur të përfshihen serbët nga Kosova, intelektualë, përfaqësues të institucioneve të caktuara dhe Kisha Ortodokse Serbe.
Mirëpo, Vesna Peshiq e kundërshtoi këtë qëndrim të Ivanoviqit duke shtruar pyetjen se “Pse është racionale të mbështetet miti?”
“Çfarë do të thotë të zhvillosh dialog dhe të zgjidhësh çështjen e Kosovës në një kohë të pacaktuar? Nedo të mbetemi një shtet i zymtë, në qoftë se nuk heqim dorë nga miti – një shtet që nuk ka as kufij të qartë,” paralajmëroi Peshiç.
esna Peshiq ishte anëtare e komisionit që shkroi raportin për të drejtat e njeriut në Kosovë të paraqitura në librin “Nyja e Kosovës”, e cili u botua në vitin 1990 dhe sipas në të cilit u emërtua dhe tribuna e sotme.
Duke u përpjekur për t’iu përgjigjur pyetjes bazë të librit “Nyja e Kosovës – të zgjidhet apo të prehet”, lideri i Lëvizjes së Majtë Borko Stefanoviq ka thënë se ai beson se zgjidhja më e mirë do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse që përcakton të gjitha çështjet e pazgjidhura, të cilat nuk do të lejojnë anëtarësimin i Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Ai gjithashtu tha se dialogu i brendshëm për Kosovën “është monologu i Vuçiqit (Aleksandar) me Vuçiqin e vjetër”, për të cilin ai ka nevojë për alibi.
Gazetari i revistës “Vreme”, Dejan Anastasijeviq, tha se është e pamundur të zhvillohet dialog në Serbi dhe theksoi se rezultati i bisedimeve për Kosovës dihet paraprakisht.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...