Ai ka bërë këtë kërcënim ndaj Haradinajt, duke theksuar se askush nuk frikësohet nga ato që ai thotë, ndërkohë që Serbia di të përgjigjet.
Nën kryetari i qeverisë dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka porosit Haradinajn që as mos të mendoj në aksione të dhunshme ndaj serbëve të Kosovës, sepse Serbia do të di të reagoj, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Ai ka bërë këtë kërcënim ndaj Haradinajt, duke theksuar se askush nuk frikësohet nga ato që ai thotë, ndërkohë që Serbia di të përgjigjet.
“Nga kërcënimet e Ramush Haradinajt nuk është frikësuar as presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, as askush nga ne. Porosis atë që as mos të mendoj në dhunën, as në ndonjë aksion ofanziv kundër serbëve të Kosovës, sepse do të dimë të përgjigjemi “, ka thënë Stefanoviç.
Kjo deklaratë ishte si reagim në deklaratën e mëhershme të kryeministrit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës Ramush Haradinaj se “Ushtria e Kosovës” do të jetë edhe “ në veri nëse rrezikohet kufiri” “.
“Është e qartë nervoza e Haradinajt, sepse i ‘ka premtuar” Vuçiqit se do ta rrëzoi rruga (protestat) qysh para dy muajve, por kjo nuk ka ndodhur “, shtoi Stefanoviç.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane