Stublla në telefon me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

12:56 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj nga Letonia, Edgars Rinkēvičs ku ka kërkuar mbështetjen e shteteve baltike për liberalizimin e vizave, transmeton arbresh.info.

Nga ana tjetër, Haradinaj-Stublla, ka ri-konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

Po ashtu, ministrja Stublla, ka  falënderuar  për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës si dhe ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve./arbresh.info/

Ky është shkrimi i plotë i Haradinaj-Stublla:

“Zhvillova një bisedë telefonike përmbajtjesore me homologun nga Letonia, z.Edgars Rinkēvičs.

Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ritheksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.

Ri-konfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës.

Kërkova që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.”

Të ngjashme