Dogana e Kosovës, edhe në këtë kohë të pandemisë ka vazhduar menaktivitetet e saj në zhdoganimin e mallrave.
Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se dogana ushtron aktivitetet pothuajse njëjtë.
“Në këtë kohë kemi përshpejtuar aktiviteter është rritur kujdesi dhe kontaktet të kemi sa më pak” ,tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai ka siguruar se ka import të mjaftueshëm dhe nuk ka ka nevojë për stoqe dhe për panik.
‘Është rritur në mënyrë enorme të importit të miellit dhe grurit ,tha ai.
Stavileci bëri me dije se ka import të vazhdueshëm të artikujve strategjik dhe për kët nuk duhet të ketë shqetësim.
Për të hyrat, ai tha se deri dje të hyrat janë pothuajse të njëjta me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Deri dje kemi 219 milionë euro të hyra, pra kemi rritje prej 5 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar,,” tha ai.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...