Bleran Stavileci nga PDK në një konferencë për media tha se do të vazhdojnë të këmbngulin se në Prizren në ditën e zgjedhjeve janë bërë parregullsi.
“Kemi prezantuar fakte e prova me të cilat dëshmohet se ne do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore për ti denoncuar siç do ta bëjmë edhe sot tek PZAP. Ka pasur raste të shumta të parregullsive, të veprimeve abuzuese të VV-së në Prizren që i kemi dëshmuar disa herë”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
Sipas Stavilecit janë disa prova që vërtetojnë parregullsitë.
“Bërthamë e tyre është shantazhi, sulmi ndaj organeve shtetërore, ndaj zyrtarëve, edhe në këtë rast në bazë të provave si treni bullgar kemi të bëjmë me veprime të dyshimta ku vërtetohen persona që në mënyrë të paligjshme kryejnë veprime brenda qendrave të votimit. E gjithë kjo e vërteton atë për të cilën po këmngulim. Po ashtu edhe qëndrimi i kësaj partie që të mos rinumërohet na e vërteton atë se kanë frikë nga ky rinumërim”, ka thënë Stavileci.
Betim Gjoshi përfaqësues i PDK-së në KQZ ka thënë se është vërtetuar tek votat me kusht ku kanë munguar tri fletëvtoime në zarfet e fshetësisë.
“Këto fletëvotime vijnë nga shumë qendra, ku shihet saktë se në dy formularë mugnojën tri fletëvotime. Kjo do të thotë se dikush i ka nxjerrur jashtë vendvotimit. Ka dëshmi të shumta që në Prizren gjatë ditës së zgjedhjeve vota e qytetarëve nuk ka shkuar në vendin e duhur dhe një nga to është treni bullgar. Pastaj ka pasur presion ndaj komisionerëve, transportim i materialit pa shoqërimin e personave të duhur vetëm të komisionerëve të VV, të asambleistëve të tyre. Ne këto prova do t’a bashkangjesim ankesës tek PZAP”, ka thënë ai duke shtuar që PZAP duhet të hetoj këto parregullsi./arbresh.info
Kujtim Gashi përfaqësues i degës së PDK-së në Prizren, ka shfaqur disa incizime ku tregon lëvizjet e komisionerëve të VV-së.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...