Blerand Stavileci, Ish-ministër i Ekonomisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se Qeveria e Kosovës nuk ka ende strategji për energjinë, përkundër asaj që po e konsumon gjysmën e mandatit.
“Imagjinoni, pas gati 3 vitesh ardhjeje në pushtet dhe gati gjysmë mandati të plotë, e as pas 50 ditësh përfundimi të diskutimeve publike, vendi jonë ende nuk ka strategji për energjinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka ironizuar me pushtetin për strategjinë e energjisë.
“Po shpresojmë e po imagjinojmë që nga kjo pritje e madhe do të mrekullohemi me përmbajtjen e saj. Një është e sigurt dhe t’jeni të bindur që me këto zgjidhje gjeniale që po priten energji do të kemi sa të dojmë, çmime të lira sa s’ka më dhe reduktime fare hiç”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë