Debati i ashpër televiziv është zhvilluar mes këshilltarit të kryeministrit në largim, Isa Mustafa dhe Blerand Stavilecit të PDK-së.
Gecaj ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për prishje të koalicionit duke thënë se LDK ka marr thikë pas shpine nga partneri i koalicionit.
Më pas ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i ka reaguar duke thënë se LDK nuk ka unitet brenda partisë, pasi gjatë gjithë kohës ka deklarata kundërthënëse nga brenda anëtarët e partinë, ndërsa siç pretendon ai, brenda PDK-së nuk ka asnjë deklaratë që kundërshton tjetrën.
“Nuk ka unitet brenda partisë, ka deklarata kundërthënëse mes anëtarëve të partisë”, ka thënë Stavileci në RTV Dukagjini.
Gecaj i është drejtuar Stavilecit, duke thënë se PDK për teke të saj dhe për kapje të pushtetit ka lënë peng liberalizimin e vizave dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme të vendit.
“Presidenti ka shtyrë deputetët që të nënshkruajnë mocionin”, është shprehur Gecaj, mirëpo Stavileci ka kërkuar të tregoj emrat e atyre deputetëve që janë obliguar nga Thaçi ta prishin koalicionin, duke thënë se ato çfarë po i tha Gecaj nuk ishin asgjë tjetër pos teori konspirative.
Nga ana tjetër, Gecaj asesi nuk ka përmendura emër por ka vazhduar akuzat ndaj PDK-së se është fajtore për gjitha dështimet e vendit.
Më tutje, Stavileci ka thënë se PDK ka marr vendim unanim në favor të qytetarëve, pasi sipas tij, ata duhet të vendosin se kush duhet të qeverisë, e i njëjti më pas ka shprehur bindje se partia e tij do të fitoj.
Se do të fitoj edhe partia e tij (LDK) u shpreh edhe Gecaj, bile tha se është i sigurt 100%/Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...