Statuti i Asociacionit “vetëm sipas marrëveshjeve të Brukselit”

08:44 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Hartimi i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të përfundojë brenda afatit të caktuar – më 4 gusht, ka thënë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosojeviq.

Por, edhe pse Todosojeviq ka deklaruar se në Qeveri është raportuar vazhdimisht në lidhje me procesin, në kabinetin e Haradinajt janë shfaqur të painformuar për këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Todosojeviq ka treguar edhe se cilat dokumente do të jenë udhërrëfyese për hartimin e Statutit. Ka përmendur vetëm marrëveshjet e Brukselit, por jo edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar shkelje në atë marrëveshje.

“Pres që Ekipi drejtues ta hartojë Statutin, ashtu siç është përcaktuar me marrëveshjet në Bruksel dhe me ftesë të ndërmjetësueses, të paraqitur së pari në ekipet negociuese të Beogradit dhe Prishtinës, pas së cilës teksti i versionit përfundimtar të Statutit do të paraqitet në dialogun e nivelit e lartë”, ka thënë Todosojeviq, kur është pyetur nga gazeta nëse në Statut do të përfshihen edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese….

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme