Statusi i fundit i deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri që kishte postuar mbrëmë në rrjetin sociall facebook ka ngjallur polemika të shumta që është larguar nga AKR.
Një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi që Labinot Tahiri në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se po të kishte diçka ai nuk do ta mohonte.
“Unë kur kam dashur ta votoj Ramush Haradinajn për kryeministër nuk e kam mohuar një gjë të tillë madje as kur kam thënë se partia e Behgjet Pacollit do të jetë në qeverisje së bashku me këtë koalicion që vendi të ecë përpara. E nëse do të isha larguar nga AKR-ja si të mos e bëjë publike, mirëpo nuk ka të vërtetë asgjë. Unë i kam shkrimet e veçanta kush i kupton mirë. Duhet ti kuptojë edhe nga brenda partia edhe nga jashtë. Unë kur kam thënë se do të ketë diçka të re nuk kam dashur ta paralajmëroj partinë por ata që nuk janë punëtor, unë dua të jenë punëtorë njerëzit dhe bashkëpunëtorë”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se as në të ardhmen nuk pritet të ketë largim nga AKR-ja.
“Nuk jam unë ai që i bëjë ato lëvizje aq më pak me Behgjet Pacollin”, ka shtuar ai./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...