Statovci: Sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë

13:49 | 3 Nëntor 2023
E.K

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka shkruar se minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” pasi janë kthyer në punë do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci ka shkruar se sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë së Kosovës dhe presin punë e reforma të mëdha në vijim.

“Përshëndes ndërprerjen e greves nga minatoret e Ndërmarrjes “Trepça” dhe kthimin në punë drejt funksionalizimit të plotë. Minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera. Sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë së Kosovës dhe presim punë e reforma të mëdha në vijim. Minatorët kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë sinonimi i punës e rezistencës në Kosovë”, shkroi Statovci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme