Deputetja e Lëvizjes Vetëvendsoje, Jeta Statovci ka prezantuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës Projektligjin për promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Gjatë fjalës së saj, Statovci tha se ky projektligj shënon një hap të rëndësishëm drejt formësimit të një të ardhme energjetike më të sigurtë si dhe më të qëndrueshme për vendin tonë.
“Korniza e propozuar vë në qendër burimet e pastra të energjisë me theks të veçantë me arritjen e caqeve ambicioze të cilët i kemi vënë vetes përmes strategjisë së energjisë sid he krijimin e bazës ligjore për tërheqjen e sa më shumë investimeve në këtë sektor.”, tha ajo.
“Ky projektligj është hartuar me qëllimin e krijimit të një kornize gjithpërfshirëse për promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme në Kosovë në kaudër të politikave transformuese të energjisë.” , shtoi ajo.
Sipas saj, ky projektligj përfshin një spektër objektivash me qëllim të përmirësimit të energjisë dhe mjedisit.
Statovci tha se projekligji përcakton një objektivë kyqe prej 32% për sasinë e përgjithshme të energjisë të ripërtrishme në kuadër të konsumit final bruto të energjisë për Kosovë deri në vitin 2023.
“Si rezultat i këtij caku parashihet reduktimi i imitimit të gazrave serrë që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve si dhe ndikon pozitivisht në diversifikimin e miksit energjetik në Kosovë që do të dnikojë ndjeshëm edhe në zvogëlimin e importit të energjisë dhe pavarësimin energjetik” , tha ndër të tjera Statovci. /Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...